Avokati Gashi komenton: Gjykata Speciale dhe ndarja e popullit shqiptar

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se votimi i Gjykatës Speciale do të mbetet në memorien kolektive si ndasia më e madhe në historinë e popullit shqiptar.

Ai kritikoi partitë politike, duke thënë se asnjëra prej tyre nuk pranon përgjegjësinë për krijimin e kësaj gjykate, ndërsa vendimet u morën nga një numër i vogël deputetësh pa reflektuar qëndrimin e votuesve të tyre.

Sipas Gashit, Gjykata Speciale është pasojë e një sistemi të dështuar të drejtësisë në Kosovë dhe gjyqësori i dobët do të prodhojë edhe në të ardhmen institucione të tilla që nxisin përçarje.

Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht kësaj ndasie, “projekti i shqiptarëve të Kosovës nuk do të dështojë.”

Postim i plotë:

Në memorien tonë kolektive votimi i Gjykatës Speciale do të mbahet mend si ndasija më e madhe në popullin Shqiptar.

Asnjë parti politike nuk e përfshin fajin për krijimin e Gjykatës Speciale. Ato janë parti politike që një grup i vogël njerëzish vendosin për një grusht njerëz Shqiptar që kanë drejtë vote në parlamentin e Kosovës.

Ata nuk përfaqësojnë as qëndrimin e votuesit e tyre në raport me Gjykatën Speciale. Nëse dy, tre njerëz në parti ju ka marrë mendja që bëhet gjykata speciale, ajo ka ndodhur.

Sot një komb i tërë i përjeton budallëkut e njerëzve që në një moment të caktuar e kanë shprehur atë përmes votes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjyqësori i dekët në Kosovë do të krijojë shumë Gjykata Speciale që do të ngjallin shumë emocione të pa nevojshme urrejtje në popullin shqiptar.

Nuk ka pas ndasi më të madhe në popullin Shqiptar se formimi i Gjykatës Speciale. Në vetëdijen tonë kolektive ai moment ndasije do të mbetet shumë gjatë.

Mirëpo, pa marrë parasysh çka dhe qysh, projekti i Shqiptarëve të Kosovës nuk do të dështojë.