Avokatja e njohur nga Prishtina, Adelina Hoxha ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës

Avokatja e njohur nga Prishtina, Adelina Hoxha ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës

 Reagim i Ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama:

Edi Rama ka dështuar moralisht dhe historikisht përballë një të vërtete që nuk ka nevojë për diplomaci, por për guxim: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Mohimi apo shmangia e kësaj të vërtete, nga një Kryeministër i Shqipërisë, është jo vetëm turp kombëtar, por edhe tradhti ndaj mijëra viktimave të pafajshme, ndaj nënave që ende kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre, dhe ndaj vetë themeleve mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Nuk mund të lavdërosh UÇK-në me njërën anë dhe të heshtësh për gjenocidin me anën tjetër. Sepse UÇK-ja nuk luftoi për pushtet – luftoi për mbijetesë, për të ndalur një makineri shtetërore që po fshinte një popull nga faqja e dheut. Mohimi i gjenocidit e zhvlerëson vetë qëllimin e asaj lufte.

Kryeministër, heshtja jote nuk është neutralitet. Është pozicionim. Dhe është pozicionimi më i turpshëm që një lider shqiptar mund të marrë në këtë çështje. Jo në emrin tonë. Jo në emrin e shqiptarëve. Jo në emrin e Kosovës.

Në histori do të mbetesh si ai që pati shansin të thoshte të vërtetën në emër të drejtësisë, por zgjodhi heshtjen për interes personal e politik. Dhe kjo nuk harrohet.”