Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka njoftuar se ka vizituar shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në burgun e Hagës.
Ai njoftoi se vizita u zhvillua më 16 dhe 17 prill 2025.
“Më 16 dhe më 17.04.2025 vizitova shokët dhe bashkëluftëtarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në burgun e Hagës. Ishin fort mirë me shëndet dhe kurajo. Mendoj që e vërteta është në anën e tyre.
Kush do t’ju përcjellë të fala, keni përshëndetje të sinqerta. Kërkesa për vizitë është bërë për të katërtit, nga unë Azem Syla. 17.04.2025, Hagë.”, shkruan ai.



Të tjera
ZRrE u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve për kursim të energjisë elektrike
Protesta në Greqi, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë – Janinë
Çiftet të cilët zihen e duan njëri-tjetrin, 9 fakte