Shtëpia e Bardhë ka thënë se Azerbajxhani dhe Armenia do të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje fillestare të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Ajo do të firmoset gjatë një takimi me Presidentin amerikan Donald Trump të premten, një marrëveshje kjo që synon të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve pas dekadash konflikti, tha Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, u tha gazetarëve se Trump do të nënshkruajë marrëveshje të ndara me Armeninë dhe Azerbajxhanin mbi energjinë, teknologjinë, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë kufitare, infrastrukturën dhe tregtinë. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Mbi 3 mijë fidane këtë pranverë, kërkohet rishikim i legjislacionit për mbeturinat
Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra