Mounir Nasraoui, babai i senzacionit të “EURO 2024”, Lamine Yamal, raportohet se është therur me thikë, në një parking në Mataro, në veri të Barcelonës.
Ai është dërguar në spital Can Ruti, në Badalona.
Nasraoui thuhet se është në gjendje të rëndë.
Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.
17-vjeçari Yamal, të shtunën do të duhet ta nisë edicionin e ri në La Liga, kundër Valencisë nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick.
Por, tani atij i duhet të përballet edhe me këtë ngjarje të rëndë.
Lamine Yamal, shkëlqeu së fundmi në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, ku me kombëtaren spanjolle u shpall kampion.
Ai si 16-vjeçar arriti të realizoj gol në këtë turne.
Yamal u shpall edhe “lojtari më i mirë i ri” i kampionatit.



Të tjera
Vetitë shëruese të borzilokut
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen