Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativës, ka treguar për arsyen e mungesës së saj në tubimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, përcjell KosovaPost.
Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Kusari-Lila tha se babi i saj është në gjendje paska të rënduar shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjakovës, dhe theksoi se është në përkujdesje të tij.
“Arsyeja e mungesës sime prej fillimit të fushatës është se jemi në përkujdesje të babit i cili tani gjendet në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, aty ku shërbeu për afër 40 vite, por kësaj radhe jo si doktor por si pacient. Gjendja e tij është paksa e rënduar por me vullnet të plotë për tu rikuperuar, dhe dëshira jonë si vajza të tij është që së pari të kujdesemi që ai të jetë i fortë dhe i shëndosh”, është shprehur Kusari-Lila.
Tutje, Kusari-Lila u uroi fushatë të mbarë të gjithë kolegëve të saj.
“Përkundër dëshirës së madhe për të qenë me ju në takime dhe tubime, ndonjëherë ka situata dhe rrethana që na detyrojnë të mungojmë”, shkroi Kusari-Lila.



Të tjera
Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
Për më pak se 3 orë shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi/Rumani
Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës