Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i bindur se nëse Albin Kurti nuk mandatohet për kryeministër do të shkohet në zgjedhje të reja.
Të enjten në “Politiko”, Bajqinovci ka thënë se edhe nëse mandatari kalon te opozita, ata nuk do ta formojnë qeverinë për shkak të çështjes së presidentit.
“Janë dy gjëra ose do të na lejohet të bëjmë Qeverinë ose vendi shkon në zgjedhje. Ose shkon tek i dyti. Unë nuk besoj që opozita është e gatshme te futet në aventura pesë mujore, kur dihet që çështja e presidentit do të jetë në shkurt dhe pa Listën Serbe është e pamundur 61 deputet. Unë besojë shumë që ose z.Kurti kryeministër ose vendi shkon në zgjedhje”, tha Bajqinovci.
Të tjera
“Të lutem eja në Moskë”, Putin fton Zelenskyn në bisedime – premton se do të jetë i sigurt
Shpërthim në afërsi të një lokali në Mitrovicë, raportohet për dëme materiale
ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar–gusht 2025