Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar hetim mbi video-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq, raporton Ekonomia Online. Ajo thotë se duhet kuptuar cilat janë kërkesat e Radojiçiqi karshi kryeministrit Albin Kurti.
“Duhet ta kemi të qartë se këto përgjime po normalizohen, kinse opozita po i fabrikon, por ne e kemi dëgjuar se si Kusari-Lila koordinohet me kriminelin Milan Radoiçiq për votën për pagat minimale, që lanë jashtë dhe pjesëtarët e UÇK-së”.
“Është e ndaluar që një person i qeverisë të bisedojë më kriminelin, e ajo e ka bërë këtë më vëmendje të plotë. Kjo duhet të hetohet se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit ndaj kryeministrit Albin Kurti”, tha Bajrami.
“Cila është kostoja që Republika e Kosovës e ka paguar si pasojë e këtij koordinimi?”.



Të tjera
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror
Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane
Çfarë shohin meshkujt në fillim te femrat