Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e sotme të Kuvendit, duke e quajtur atë momentin ku, sipas saj, “u pa qartë mashtrimi dhe përbuzja e vullnetit të qytetarëve” nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Bajrami ka njoftuar se mungoi në seancë për arsye shëndetësore, por theksoi se ajo që ndodhi sot vetëm e vërtetoi atë që LDK-ja ka paralajmëruar që nga 9 shkurti: se Kurti nuk ka numrat për të formuar qeverinë, pavarësisht deklarimeve të tij të vazhdueshme.
Sipas saj, Kurti i ka humbur Kosovës “muaj e vite” me keqqeverisje, korrupsion, masa ndëshkuese dhe varfërim të qytetarëve, ndërsa sot u dëshmua edhe një herë “mashtrimi i madh” për pretendimet e tij paszgjedhore.
Ajo e akuzon Kurtin dhe VV-në për “5 vite të humbura për Kosovën”, duke listuar korrupsionin në energji, rritjen e çmimeve, mosrealizimin e premtimeve, ngecjet në infrastrukturë, rënien në ekonomi, arsim e shëndetësi, si dhe përpjekjet për të blerë vota përmes skemave publike.
“Fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt. Vula e këtij fundi do të jetë dita e zgjedhjeve të reja”, përfundon Bajrami.



Të tjera
E akuzuan se ka afërsi me Fatmir Shehollin dhe Goran Rakiçin, reagon Agim Bahtiri, sqaron arsyen pse u takua me ta
Veset e këqija që nuk duhet t’i shfaqni në punë
Presidentja Osmani fton partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme