Ballkani do të zbres në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të nis aventurën në Ligën e Kampionëve ku do të luaj nga rrethi i parë kualifikues.
Në rrethin e parë suharekasit do të përballen me skuadrën nga Andorra, UE Santa Coloma.

Kjo ndeshje fillon me fillim nga ora 20:00 sonte në Estadi Nacional në Andorra la Vella.
Ballkani synon të marrë fitore qysh në ndeshjen e parë pasi është edhe favorit përballë skuadrës vendase.
Ndërkohë ditën e sotme në fushë zbret edhe skuadra tjetër shqiptare Decic që luan në udhëtim te TNS.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)