Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar konferencën “Rugova dhe Perëndimi” ku po marrin pjesë figura të njohura nga skena politike vendore e ndërkombëtare.
Në këtë konferencë që po mbahet për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, u diskutua për figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i donë kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.
Hovenier u shpreh se kanë mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova.
“Nga Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve.
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema tha se më shumë se kurrë Ballkanit i duhet fryma e Rugovës.
Sipas tij, Rugova thoshte se “Pavarësia e Kosovës do të stabilizonte rajonin”.
“Rugova, ky intelektual i madh, kam pas kënaqësi ta takoj dhe të diskutoj për fatin e vendit të tij. Sot përderisa kujtojmë Rugovën veçse po i rikujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës”, tha ai në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Ai tha se takimi me Rugovën ka qenë mundësi e jashtëzakonshme.
“Rugova ishte profet i paqes dhe me të drejt mori titullin Gandi i Ballkanit. Rugova në Romë, në konferencën për media falënderoi NATO-n që shpëtoi popullin e tij”, tha ai.
Roli i Rugovës ishte i pazëvendësueshëm edhe pas luftës, pasi siç tha D’Alema, populli i Kosovës e zgjodhi sërish President të vendit.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, Vicenzo Paglia.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës