Një pije smoothie është fantastike për të nisur mëngjesin.
Merni disa ushqime që ju mbushin energji dhe përziejni në blender, është kaq e thjeshtë.
Përbërësit
1 gotë kos
2 kivi
1 mollë
1 banane
1 portokall
kuba akulli
2 lugë gjelle lajthi
2 lugë gjelle fara liri
Përgatitja
Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla. Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri. Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene. Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi.



Të tjera
Pse nuk mund të flesh pa një batanije apo çarçaf?
Metoda për të mos i dëmtuar flokët gjatë krehjes
Banane dhe kivi për mëngjes