Banorët e Fushë Kosovës prej më shumë se 24 orë janë pa ujë të pijshëm.
Lidhur me këtë situatë, gjatë mëngjesit të sotëm ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, përmes një njoftimi ku thuhet se për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër-Lepenc, impianti ka qenë jashtë funksionit. Si pasojë e kësaj gjendjeje, më të prekurat nga mungesa e furnizimit me ujë janë Fushë Kosovë, Obiliq, Prishtinë dhe Podujevë.
Më vonë, kompania bëri një tjetër njoftim, duke theksuar se në impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj ka nisur procesi i trajtimit, por aktualisht po zhvillohet me kapacitet minimal për shkak të rrethanave teknike.
“Sipas informatave të fundit, pritet që nga ora 17:00 të fillojë rifurnizimi gradual me ujë për konsumatorët në zonat e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Fillimisht furnizimi mund të jetë me presion më të ulët, derisa sistemi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në njoftim.
Komentet në postimin e kompanisë janë bllokuar, gjë për të cilën kanë shprehur pakënaqësi banorët, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë, sipas qytetarëve të Fushë Kosovës, deri më tani furnizimi me ujë ende nuk është rikthyer.



Të tjera
“Me ata që kanë qëndruar pranë Kosovës”, Enver Hoxhaj nga Mynihu për aleancat ndërkombëtare
Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit
Policia e Kosovës arr*eston të kërkuarin nga autoritetet gjermane