Barça merr kreun e La Ligës pas fitores ndaj Sociedadit – Ekonomia Online

Barça merr kreun e La Ligës pas fitores ndaj Sociedadit

Barcelona e ka marrë kreun e tabelës në La Liga pas fitores prej 2-1 ndaj Real Sociedadit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Sociedadi ku në minutën e 31-të, Odriozola shënoi për 0-1.

Ndërsa, 13 minuta më vonë, Kounde barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit të Rashfordit.

Kurse, pas një ore lojë erdhi edhe goli i fitores për Barçën të cilin e shënoi Lewandowski pas asistimit të Yamalit.

Barça aktualisht gjendet në pozitën e parë me 19 pikë, një më shumë se Reali që është në të dytin, kurse Sociedadi pozicionohet në vendin e 17-të me pesë pike.