Barcelona po hedh hapat e parë konkretë në merkaton e verës dhe po e bën këtë me syrin nga e ardhmja midis portave.
Sipas “Cadena SER”, klubi ka arritur tashmë një marrëveshje me Joan Garsian, portierin e Espanjolit, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mira në këtë rol në La Liga.
Edhe pse prioriteti i klubit duket të jetë shtimi i një sulmuesi anësor, me emra të tillë si Luis Diaz i Liverpulit dhe Markus Rashford i Mançester Junajtid në radarin e Dekos, menaxhmenti ka vendosur të fillojë me portierin, duke pasur parasysh pasigurinë rreth Ter Shtegen, i cili po rikthehet nga lëndimi dhe performancat jokonsistente të veteranit Shezni.
Për më tepër, të dy tani janë mbi tridhjetë vjeç dhe prandaj Barça tashmë po shikon drejt gjeneratës së ardhshme.
Garsia, ka tërhequr interes nga disa klube europiane, por thuhet se tashmë ka dhënë miratimin e tij për një transferim në Barcelonë.
Klauzola e lirimit e vendosur nga Espanjol është 25 milionë euro, një shifër që katalanasit do të përpiqen ta rinegociojnë.
Megjithatë, marrëveshja mund të përfshijë një transferim huazimi të portierit për të siguruar vazhdimësinë, Valencia është në pozicionin e parë për ta mirëpritur atë.s.n.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin