Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale – Ekonomia Online

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve në këtë edicion.

Katalonasit kaluan tutje, pas triumfit të thellë 7:2 ndaj Neëcastle në shtëpi në 1/8 e finales.

Ndeshja e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1 në Angli, duke lënë gjithçka hapur për duelin e kthimit.

Raphinha hapi llogarinë e golave qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Elanga barazoi shifrat në minutën e 15-të, para se Marc Bernal të rikthehnte epërsinë e vendasve tre minuta më vonë.

Ishte prapë sulmuesi suedez, Anthony Elanga i cili barazoi rezultatin në minutën e 28-të.

E krejt në minutat shtesë, Lamine Yamal shënoi nga penalltia për 3:2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

E fraksioni i dytë ishte i gjithi për katalonasit.

Fermin Lopez shënoi për 4:2 në minutën e 51-të të ndeshjes, pas asistit nga Raphinha.

Braziliani asistoi edhe pesë minuta më vonë për Leëandoëskin i cili u tregua i saktë me kokë.

Në minutën e 61-të, polaku shënoi prapë për 6:2.

E krejt në fund për epilogun e këtij takimi u përkujdes Raphinha me golin e tij të dytë sonte në minutën e 72-të.

Kësisoj, Barcelona avancon tutje dhe do ta pres fituesin e duelit mes Atletico Madridit dhe Tottenhamit.