Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias – Ekonomia Online

Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Valencias në xhiron e katërt të kampionatit Spanjoll.

Ata demoluan ‘lakuriqët’ me rezultatin 6-0 pêr të vazhduar startin e mirë të kampionatit, transmeton klankosova.tv.

Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar që në minutën e 29-të të takimit, me anë të Fermin Lopez.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat derisa pjesa e dytë ishte goleadë. Raphina realizoj në minutën e 53-të dhe 3 minuta më pas Lopez shënoj golin e dytë personal.

Për të ‘kopjuar’ Lopezin, Raphina në minutën e 66-të shënoj për 4-0.

Derisa i inkuadruari në pjesën e dytë, Lewandowski shënoj dy gola brenda dhjetë minutave për rezultatin përfundimtar 6-0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Valencia mbetet në pozitën e 15-të me 4 pikë gjithsej.