Para verës së ardhshme, një nga vendimet e mëdha që Barcelona duhet të marrë ka të bëjë me Robert Lewandowskin dhe të ardhmen e tij në klub. Sulmuesit polak i skadon kontrata aktuale në qershorin e ardhshëm, që do të thotë se ky sezon mund të jetë i fundit i tij me ngjyrat blaugrana.
Pavarësisht se është 37 vjeç, Lewandowski vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer realizuese. Ai ka shënuar katër gola në La Liga këtë sezon, edhe pse ka qenë titullar vetëm në disa ndeshje (shtatë paraqitje gjithsej), megjithatë është e natyrshme që klubi po mendon për pasuesin e tij, duke marrë parasysh moshën.
Deklaratat e fundit të Decos kishin lënë të kuptohej se Lewandowski mund të qëndronte në klub deri të paktën në vitin 2027, por sipas “Sport”, tashmë është vendosur që sulmuesit veteran nuk do t’i ofrohet kontratë e re, që do të thotë se ai do të largohet pas skadimit të marrëveshjes aktuale në qershorin e ardhshëm.
Mosha e tij, rënia e lehtë në performancë dhe fakti që nuk mund të ushtrojë presion ndaj kundërshtarit me intensitetin e pjesës tjetër të skuadrës janë arsyet që drejtuesit e Barcelonës kanë përmendur, çka në fund do të thotë se Lewandowski nuk pritet të marrë ofertë rinovimi.
Kjo qasje ka logjikë për Barcelonën, pasi përveç potencialit të Etta Eyongut, klubi vështirë se do të ketë fonde të mjaftueshme për të transferuar Alvarez, i cili do të kushtonte mbi 100 milionë euro.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit