Newcastle United thuhet se i ka vendosur tashmë çmimin mesfushorit të tyre italian, Sandro Tonali, i cili pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.
Sipas gazetës angleze CaughtOffside, mesfushori i Newcastle, Tonali po konsideron një largim nga klubi i Ligës Premier.
Pavarësisht kontratës së tij deri në vitin 2028, Newcastle është i hapur për të dëgjuar oferta, me Barcelonën, Real Madridin dhe Manchester Cityn mes ekipeve të interesuara.
Krahas këtyre klubeve, CaughtOffside përmend PSG, Bayern Munich dhe Juventus si destinacione të mundshme për Tonalin, i cili ka rigjallëruar karrierën e tij pas një pezullimi shkaku i lojërave të fatit në vitin 2023.



Të tjera
Njerëzit inteligjentë jenë më dembelë
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë