Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, po mendon seriozisht për transferimin e sulmuesit norvegjez Erling Haaland në verën e vitit 2026, raportojnë mediet spanjolle.
Ky plan lidhet me largimin e Robert Lewandowskit, i cili nuk pritet ta rinovojë kontratën dhe mund të transferohet në Arabinë Saudite.
Haaland, i cili po shkëlqen me Manchester Cityn, shihet nga Laporta si zëvendësuesi ideal për qendrën e sulmit të katalanasve.
Megjithëse kostoja e transferimit dhe paga mund të kalojnë 150 milionë euro, Laporta beson se investimi do të justifikohet si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë medial.
Në moshën 26-vjeçare, norvegjezi do të udhëhiqte ofensivën përkrah Lamine Yamal dhe Pedrit, me synimin që Barcelona të rikthehet në majat e futbollit evropian.
Të tjera
Kryetari Basha priti në takim Ambasadorin e e Francës, Olivier Guérot
Çeku takoi krijuesit e artizanaleve në sheshin e Prishtinës, u premtoi investime serioze në turizëm
Dogana e Kosovës ndaloi mbi 139 mijë produkte të falsifikuara gjatë korrikut dhe gushtit 2025