Komandati i forcës paqeruajtëse në Kosovë, gjeneral major Enrico Barduani, tha se mbyllja e urës në Mitrovicë është politike dhe vendimi për të duhet të merret përmes dialogut në Bruksel.
Ai deklaron se KFOR ruan praninë e tij fikse mbi urë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth derisa të gjendet një zgjidhje politike.
Pjesë nga intervista:
RTV21: Gjeneral, ju e morët mandatin në një kohë tensionesh në veri. Një vit më pas nuk ka ndryshuar shumë përveç mosmarrëveshjeve rreth urës mbi lumin Ibër që kohët e fundit disi janë “qetësuar”. Nga kjo perspektivë sot çka e ka bërë rolin e KFOR-it të vështirë gjatë kësaj periudhe njëvjeçare?
RTV21: Në përgjithësi, ka dy perspektiva për urën mbi lumin Ibër. E para: se ajo ndan Kosovën në dy pjesë. Dhe tjetra se është një urë mbrojtëse. Ju erdhët dhe ura ishte e mbyllur. Po largoheni dhe ura është ende e mbyllur. Pra, a ka mbetur problemi aty ende?
Gjenerali Barduani: Mund të shtoj edhe këtë: edhe gjatë shërbimit tim të mëparshëm në Kosovë në vitin 2001 dhe 2015, ura ishte e mbyllur për qarkullimin. Dhe për mua, kjo do të thotë se mbyllja e asaj ure nuk është vetëm çështje sigurie, por kryesisht është politike në natyrën e saj. Për ta sqaruar qëndrimin e NATO-s mbi këtë temë, mund të them se ishte, ka qenë e qartë, e vazhdueshme, konsistente dhe transparente gjatë gjithë kohës: vendimi për urën mbi Ibër në Mitrovicë duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetet lokale, si dhe me komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë, KFOR-i ruan dhe do të vazhdojë ta ruajë, derisa të marrë një direktivë tjetër, praninë e tij fikse mbi urë dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth derisa të gjendet një zgjidhje politike.



Të tjera
Aston Villa befason Arsenalin, i afrohet në 3 pikë liderit
Personat që gërhasin janë të rrezikuar nga infarkti në tru
Sot vendoset për datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive