Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, gjatë ditës ka ndarë medalje për ushtarët e KFOR-it, transmeton KosovaPost.
Gjatë ceremonisë, personeli i KFOR-it u nderua me Medaljen e NATO-s “Non-Article 5” (kjo medalje u jepet ushtarëve që shërbejnë në vendet që nuk janë pjesë e NATO-s), si njohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
“Gjeneral major Barduani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për të dekoruarit, duke lavdëruar ndjenjën e tyre të lartë të përgjegjësisë, aftësinë dhe besnikërinë, në përputhje të plotë me vlerat dhe shpirtin e Aleancës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i tha se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.



Të tjera
Misri i zier, ilaç dhe vakt i shëndetshëm
Ranitidina, hiqet nga tregu ilaçi që shkakton kancer
Si ta menaxhoni zemërimin e të qetësoheni shpejt?