Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Enrico Barduani, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, transmeton KosovaPost.
Në njoftim bëhet e ditur se Barduani me Dietzin folën për situatën aktuale në Kosovë, veçanërisht për dislokimin e fundit të personelit të Forcave të Armatosura të Luksemburgut në kuadër të KFOR-it.
“Gjenerali Barduani shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj Shkëlqesisë së Tij Dietz për punën shembullore të ushtrisë së Luksemburgut, e cila dëshmon përkushtimin kolektiv të KFOR-it për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës
Marrëveshje e dobishme për BE-në dhe Kosovën