Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ka pritur në takim Sekretaren Shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Andreja Metelko-Zgombiq.
Gjatë takimit, Barduani i tregoi Metelko-Zombiqit vizionin e tij mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon.
“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme që Komandanti i KFOR-it të ndajë vizionin e tij mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe të theksojë përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Barduani e falënderoi Metelko-Zgombiqin për kontributin e Kroacinë në KFOR që nga viti 2009 dhe për rolin aktiv të saj në promovimin e stabilitetit në rajon.



Të tjera
Katër persona lëndohen nga ak*sidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan
Kujtesa e grave nis të keqësohet pas moshës 40-vjeçare
Skijohet për herë të parë maja e Shenjtë e Shkelzenit nga dy kosovarët, Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani