Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, e ka vizituar sot kontingjentin shumëkombësh të BENELUX (Belgjikë, Holandë, Luksemburg) në Kampin në Novo Selë, transmeton KoaovaPost.
“Kontingjenti, i caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimi të KFOR-it, ofron aftësi të vlefshme të UAS (Sistemit Ajror Pa Pilot) që kontribuojnë në ruajtjen e vetëdijes së azhurnuar për situatën për Komandantin e Misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Sipas KFOR-it, gjatë vizitës së tij, Barduani shprehu mirënjohjen për ushtarët e kontingjentit shumëkombësh, të vendosur së fundmi në Kosovë, për kontributin dhe përkushtimin e tyre të vlefshëm për të siguruar një mjedis të sigurt.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë