Keni dëgjuar për barishtet e karotave? Janë ato bishtat e gjatë që formojnë një mburojë të gjelbër mbi karrotë. Shumë prej konsumatorëve preferojnë t’i shkulin ato, me shpresën që karrota do të peshojë më pak. Por arsyeja është e gabuar. Barishtet duhen hequr nga karrota për t’i zgjatur jetën asaj, sepse këto barishte ndihmojnë në tharjen e parakohshme të karrotës.
E megjithatë, barishtet nuk duhen hedhur tutje. Kur të
blini karrota zgjidhni në ngjyrë të gjelbër të ndezur, sepse në këtë mënyrë
shija e tyre do të jetë tepër e freskët. Barishtet e karrotave përdoreshin për
kurorë nga femrat angleze të viteve 1600, duke zëvëndësuar lulet apo puplat.
Në Shqipëri, këto barishte jo vetëm që nuk vihen mbi kokë,
por neglizhohen kryesisht për shkak të perceptimit se ka barishte më të mira që
mund të konsumohen. E vërteta është që këto barishte janë të pasura me
proteina, vitamina dhe minerale çka i bën ato tepër të dobishme në gatime të
ndryshme.
Barishtet e karrotave, majdanozi, selinoja dhe kopra janë
pjesë e të njëjtës familje botanike. Spekullimet mbi barishtet e karrotave kanë
qenë të pafundme dhe shpesh, të panevojshme. Megjithatë, studimet kanë treguar
që këto barishte nuk janë toksike dhe janë të sigurta për t’u konsumuar. Vetëm
duhen larë mirë me ujë të bollshëm për të larguar dheun dhe spërkatjet e shpërndara
përmbi to. Këto spekulime kanë lindur kur fermerët nuk kanë patur mundësi për
ujë të bollshëm, por studimet nuk kanë zbuluar asnjë fakt që të tregojë se kanë
më pak vlera se barishtet e tjera.
Paraqitja e këtyre barishteve mund t’ju sjellë ndërmend
gjethet e koriandrës apo majdanozit, për shkak të ashpërsisë dhe faktit që nuk
janë të lëmuara në formën e tyre natyrale. Shija e këtyre barishteve është pak
e thartë dhe sigurisht që të kujton barin, por teksa e përtyp do të ndjesh
shpërthimin e një ëmbëlsie karakteristike.
Vlerat shëndetësore: A janë barishtet e karrotave të
shëndetshme?
Të pasura me vitaminë C
Duke qenë se përmbajtja në vitaminë C është gjashtë herë më
e lartë se e rrënjës, konsumimi i barishteve së bashku me ushqime të tjera
fuqizon sistemin imunitar. Për më tepër ato mund të ndihmojnë organizmin të
luftojë të ftohtin dhe kollën dhe t’i japë lëkurës suaj shëndetin dhe
shkëlqimin e munguar.
Burim i pasur klorofili
Klorofili përmban një sërë përbërësish të rëndësishëm që
parandalojnë rritjen dhe zhvillimin e tumoreve. Barishtet e karrotave kanë
aftësinë të parandalojnë rritjen e qelizave tumoriale.
Kanë ndikim tek veshkat
Klorofili tek barishtet stimulon fluksin e urinës duke
ndihmuar në detoksifikimin e organizmit dhe në filtrimin e veshkave. Në këtë
mënyrë luftohet formimi i gurëve në veshka, por edhe stimulohet shkrirja e
gurëve ekzistues.
Siguron shëndetin e mirë të zemrës
Përfshirja e barishteve të karrotave në dietën tuaj siguron
shëndetin e mirë të zemrës. Këto barishte janë të pasura me kalium. Vetitë
antioksiduese ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut dhe mbrojtjen e
zemrës.
Përmirësojnë shëndetin e kockave
Përmbajtja e lartë e magnezit ndihmon në tonifikimin,
kontraktimin dhe qetësimin e muskujve. Vitamina K nga ana tjetër rrit
densitetin e kockave. Barishtet e karrotave kanë një përmbajtje të ekuilibruar
të magnezit dhe vitaminës K dhe si rrjedhojë forcojnë kockat dhe nuk lejojnë
shfaqjen e osteoporozës.
Konsumimi i barishteve
Pavarësisht shijes së hidhur, përmbajtja e tyre krokante i
bën ato të mira për t’u ngrënë të gjalla në sallatë. Por nga ana tjetër, këto
barishte mund të përdoren së bashku me karrotat për lëngje. Shija e tyre që të
rrudh gojën, i bën ato perfekte për t’u përzjerë me fruta të ëmbla si mollët
apo bananet në përgatitjen e lëngjeve të plota të frutave. Barishtet mund të
shtohen në supa të përgatitura me mish pule, viçi apo perime të pjekura e të
kavërdisura, si edhe në gatime të tjera të skuqura.
Këto barishte mund të transformohen në çaj për të
përmirësuar funksionet e veshkës dhe fshikëzës. Mund të përdoren si një
alternativë e borzilokut në përgatitjen e salcave por edhe për të shumëfishuar
shijen e pjatave që kanë nevojë për majdanoz.
Përdorimet mjekësore
Për shkak të vlerave antiseptike, lëngu i barishteve
përdoret për të larë gojën, hequr erën e keqe të saj dhe shëruar plagët e
brendshme të gojës. Ato mund të përzjehen edhe me mjaltë për të pastruar
plagët.



Të tjera
‘Situata e vërshimeve në Kosovë po përmirësohet’
Trump thotë se përfshirja e ShBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me vite
Hani shegë, janë të mira sidomos nëse keni probleme me zorrët