Kreu i Kuvendit s Kosovës, Dimal Basha, priti në pasditen e sotme në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në vend për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE, transmeton KoaovaPost.
Kryetari Basha e falënderoi ambsadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite.
Në takim, Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave ndaj vendit tonë, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drjetave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
“Nga ana e tij, shefi i Zyrës së BE-së, Orav e uroi Bashën për detyrën e re si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shprehu rëndësinë e funksionalizimit të instituicioneve si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij të plotë në strukturat evropiane”, thuhet tutje në njoftim.
Të tjera
Ndaloni blerjen e naftës ruse
8 mënyra për ta çliruar trurin nga stresi
Vuçiq destabilizues me fqinjët, forcon lidhjet me Rusinë e Kinën