Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha dhe kënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot mirëpritën në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Mary Ann Hennessey.
Basha tha se në këtë takim diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe i biseduan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Këshillit të Evropës përmes projekteve të përbashkëta dhe konkrete.
“Bashkëpunimi institucional me Këshillin e Evropës ka dimension të posaçëm për vendin tonë, veçanërisht në fushat që lidhen me forcimin e demokracisë, transparencës parlamentare, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kuvendi i Kosovës është i përkushtuar për avancimin e standardeve demokratike që e afrojnë vendin tonë edhe më shumë me praktikat më të mira evropiane. Në takim ritheksuam edhe kërkesën tonë të drejtë e të bazuar për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Si shtet që i kemi përmbushur të gjitha kriteret e parapara, Kosova pret të jetë pjesë e kësaj organizate që promovon mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut”, shkroi Basha në ‘Facebook’.
SIpas tij, anëtarësimi në Këshillin e Evropës njëkohësisht do ta shtonte një mekanizëm tjetër në qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët tanë pa dallim, duke ofruar të drejtën që t’i adresojnë rastet e tyre të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026