Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë në homazhet për Astrit Deharin bashkë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe familjen Dehari,
Basha ka thënë se edhe në kohën e Jugosllavisë janë sajuar aktakuza për të mbajtur njerëzit në burg, derisa sipas tij, Astrit Dehari, është mbajtur në burg pa aktakuzë.
“Në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i ka majt njerëzit në burg. Astrit Deharin e kanë majt në burg 67 ditë pa aktakuzë, pa e marrë në pytje, pa asgjë”, ka thënë kreu i Kuvendit.
Basha ka thënë se ajo që i ka ndodhur Astrit Deharit është më e keqe se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit.



Të tjera
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për krime lufte
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Arsyet pse duhet të hani gjalpë kikiriku