Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, kryetari Dimal Basha pas pranimit të vendimit, të njëjtin ua ka shpërndarë deputetëve.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar sot Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Kryetari Basha ka autorizuar administratën që të njëjtin t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Personat që harrojnë janë më inteligjentë
Vitamina D gjatë shtatzënësisë mbron fëmijët nga alergjitë
Alkooli, një vrasës global