Ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas homazheve pranë varrit të Rugovës në rasim e 20-vjetorit të vdekjes së tij.
Basha: Rugova mbetët ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare
“Një meritë e jashtëzakonshme i takon presidentit Rugova për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, marrë parasysh se asaj kohe shumë pak dinte ku ndodhej Kosova dhe për problemet që ballafaqohej dhe ai arriti të depërtoj në qendra kryesore botërore, duke ndërkombëtarizua çështjen shqiptare dhe duke shpërfaq terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptarë. Rugova gjithashtu ka rol të rëndësishëm në procese të ndryshëm, përfshirë në atë të Rambujesë, në themelimin e institucioneve të pasluftës, prandaj mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës dhe vendit tonë”, tha Basha.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI