Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se paraditen e sotme është mbajtur seanca e parë e jashtëzakonshme e legjislaturës së re, në të cilën ishin paraparë për shqyrtim disa çështje me rëndësi të madhe financiare dhe institucionale për vendin.
Sipas Bashës, pas pikës së parë që kishte të bënte me themelimin e komisioneve parlamentare, në rend dite ishin edhe projektligjet për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, me vlerë totale rreth 1 miliard euro në investime dhe grante për Kosovën.
Më tej, në seancë është paraparë të shqyrtohej edhe Buxheti i Kosovës për vitin 2026, i cili kap vlerën prej afro 4 miliardë eurosh, si dhe situata buxhetore e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Në vijim ishte edhe Buxheti i vitit 2026, afro 4 miliardë euro, si dhe situata buxhetore e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, përfshirë zgjidhjen financiare të RTK dhe pagat e punëtorëve të saj. Për të gjitha këto çështje përsërita gatishmërinë time të plotë si nga dita e parë pas konstituimit të Kuvendit, që në Kryesi bashkërisht të themelimojmë komisionet e përhershme parlamentare dhe të krijohen kushte institucionale për miratimin e këtyre çështjeve serioze për vendin dhe qytetarët tanë.
Përveç Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, atij Multietnik dhe nënkryetarit Rashiq, fatkeqësisht pjesëmarrja në seancë nuk ishte e plotë nga grupet e tjera parlamentare. Kjo bëri që Kuvendi të mos e ketë kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, në një ditë me rëndësi për vendin tonë. Shpreh keqardhjen që nuk u arrit një pjesëmarrje më e gjerë, e cila do t’i shërbente procesit dhe përgjegjësisë institucionale.



Të tjera
9 fraza që tregojnë vetëbesim të ulët
E akuzuan se ka afërsi me Fatmir Shehollin dhe Goran Rakiçin, reagon Agim Bahtiri, sqaron arsyen pse u takua me ta
Veset e këqija që nuk duhet t’i shfaqni në punë