Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka uruar fillimin e viti të ri shkollor.
Në urim thuhet se 1 Shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.
“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes. Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj”, thuhet tutje në urim.
“Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”.



Të tjera
Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve
Jemi përgatitur për të gjithë skenarët, edhe për penalltitë
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani