Basha vlerëson Konjufcën: “Ka shumë vlera, por Kuvendi duhet të rifillojë punën urgjentisht”

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për kryeministër të Kosovës.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Dimal Basha ka komentuar për këtë vendim, duke theksuar rëndësinë e përzgjedhjes së mandatarit.

“Ne e kemi siguru mandatarin, kjo është me rëndësi. Njeri me shumë vlera sic është Glauk Konjufca. Dhe arsye edhe sic i përmendi janë të dyfishta t’i ikim zgjedhjeve për shkak që ky popull nuk e ka luksin me shku në zgjedhje dy herë, e dyta kemi buxhetin e shtetin, buxhetin e komunave dhe I kemi mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat e tyre dhe për këtë na duhet një kuvend I cili funksionon për me vazhdu sa ma shpejt.Shpresoj që opozita ti thërret arsyes dhe ta votojë Glauk Konjufcën”.

Vendimi pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në procesin politik dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.