Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka përsëritur se interesi i partisë së tij nuk është që të bllokohet procesi drejt konstituimit të institucioneve, e po qe se do të donte ta bënte një gjë të tillë, ai shtoi se LVV-ja nuk do të propozonte kandidat për kryeparlamentar.
Ai ka theksuar se LVV-ja i ka numrat për formimin e qeverisë, megjithatë jo edhe ata për Kuvend. Ai ka refuzuar të tregojë se çfarë ka negociuar VV-ja për t’i siguruar numrat për qeverinë.
“Duhet me pasë kujdes ata kur futen me një rrugë, njëjtë si e raporti i verifikimit të mandateve. Hynë në një rrugë pa krye, thoshin jokushtetuese, në fund e panë se nuk mund ta refuzosh mandatin tënd. Edhe kjo, kryesia e Kuvendit përbëhet prej tri partive më të mëdha dhe kërkohet prej të triave me i thirrë arsyes për t’i formuar të trijat. Përndryshe ata e bllokojnë të parin, ne të dytin dhe nuk kemi konstituim”, u shpreh ai.
Basha ka shtuar tutje se nuk mendojnë për ndërrim të emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Siç u shpreh ai, “nuk është për t’iu pëlqyer opozitës” meqë i takon partisë së parë ta propozojë.
Basha ka potencuar se pret që të mërkurën të ketë takim mes partive për të gjetur zgjidhje për zhbllokimin e situatës në Kuvend
“Besoj që po, këtë veç e ka bë Konjufca, propozuesi i mandatares. Thirrja është publik, ku kërkohet një marrëveshje politike, të ulen në tavolinë dhe të gjejnë rrugë përpara. Sepse nëse ata duan me blloku zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, me të njëjtën logjikë ne i bllokojmë nënkryetarët dhe Kuvendi nuk konstituohet asnjëherë. Kjo nënkupton që kërkon një marrëveshje politike mes tri partive, LVV-PDK-LDK”, ka theksuar Basha.
Të tjera
7 gabimet fatale për tretjen
Po ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar
Çaj detox sa herë që keni ndjesinë e fryrjes së barkut