Amerika po sjell armët dhe fuqinë e madhe shkatërruese ushtarake për NATO-n dhe Ukrainën. “Ka fuqi zjarri që del nga industria jonë e mbrojtjes, e cila është shumë e rëndësishme dhe ne po bëjmë gjithçka kolektivisht për ta mbajtur Ukrainën të fortë”, tha Mark Rutte, Sekretar i përgjithshëm i NATO.
“Mark e përmendi, fuqinë e zjarrit. Kjo është ajo që po vjen. Ne e presim dhe po vjen nga NATO… Dhe një pjesë e kësaj, sigurisht, është iniciativa ku vendet europiane blejnë armë amerikane, i transferojnë NATO-s për luftën në Ukrainë, për të sjellë paqe në atë konflikt. Dhe nëse ka diçka që kemi mësuar nën Presidentin Trump, është zbatimi aktiv i paqes përmes forcës. Paqen e arrin kur je i fortë, jo kur përdor fjalë të forta ose tund gishtin. E arrin kur ke aftësi të forta dhe reale që kundërshtarët i respektojnë”, u shpreh Pete Hegseth, Sekretar i Luftës i SHBA.
NATO u bë bashkë kundër kërcënimit rus dhe në mbështetje të Ukrainës në samitin e ministrave të mbrojtjes në Bruksel, shkruan A2 CNN.
“Ky sesion do të përqendrohet në mënyrën se si do ta bëjmë edhe më të fortë parandalimin dhe mbrojtjen tonë, duke u mbështetur, sigurisht, në vendimet historike të marra në samitin e Hagës për të rritur masivisht shpenzimet e mbrojtjes dhe prodhimin e armatimeve”, tha Rutte.
Rutte, përpara takimit me ministrat e mbrojtjes, tha se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Europian po punonin së bashku në përpjekjet e tyre për të ngritur një mur kundër dronëve për të mbrojtur vendet anëtare nga ndërhyrjet e dronëve. I pyetur nëse po dyfishonin përpjekjet, kreu i aleancës nënvizoi se BE dhe NATO kishin role të ndryshme, me NATO-n që ofronte kapacitete në anën ushtarake dhe BE-në që mbante fuqinë e butë të tregut të brendshëm dhe sigurohej që paratë ishin aty.



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë