Bekë Berisha nuk do të jetë më kryetar i Sigal Prishtinës, megjithatë ai ka thënë se do të emërohet një ushtrues detyre i kryetarit të klubit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Berisha tha se se e ka pothuajse të pamundur ta ushtrojë detyrën të cilën e kishte pranuar me shumë dëshirë.
“Do ta zgjedhim një ushtrues detyre. Nga aspekti legal dhe ligjor, duhet ta marrim vendimin dhe ta emërojmë një ushtrues detyre të presidentit të klubit. Ky do të jetë propozim i grupeve të tifozëve dhe dashamirëve, të cilin duam ta respektojmë.
Unë, në bashkëpunim me klubin, do ta emëroj atë deri në momentin kur ta jap betimin për deputet. Megjithatë, klubi do t’u përkasë dashamirëve, ndërsa unë e kam pothuajse të pamundur ta ushtroj këtë detyrë.”



Të tjera
Vr@sja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës duhet të ndriçohet dhe të ketë drejtësi
Amir Rrahmani i pafat, pëson lëndim ndaj Sassuolos
Gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë në KB Prishtina