Kandidati për deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar sot ish-ushtarakun Rizah Ahmeti në shtëpinë e tij, me të cilin ka ndarë përvoja të përbashkëta shërbimi në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Maqedonci theksoi se përveç bashkëpunimit profesional ndër vite, ata i bashkon ideali për t’i shërbyer Republikës së Kosovës, jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
“Rizahu nuk lëshon pe as këtë 28 dhjetor. Me përkrahjen e tij dhe të qindra mijëra qytetarëve të tjerë, do të dalim fitimtarë”, ka deklaruar Maqedonci, duke shprehur besimin në mbështetjen qytetare për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Ai ka bërë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e ardhshme, duke ritheksuar mbështetjen për listën zgjedhore të VETËVENDOSJE!-s, kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaturën e tij për deputet.



Të tjera
Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror