Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një aktivitet zgjedhor së bashku me partnerin e tij të koalicionit, Gjergj Beka, ku morën pjesë në një tubim të organizuar nga Lirim Gjinovci, kandidat për asamblist nga radhët e AKR-së.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak dhe ndërtimit të partneriteteve të shëndosha, duke i cilësuar si bazën e një qeverisjeje të suksesshme.
“Me partnerin e koalicionit, mikun tim Gjergjin, mbrëmë shkuam në tubimin me qytetarë të organizuar nga Lirim Gjinovci, kandidat për asamblist nga radhët e AKR-së. Partneritetet që krijohen me përgjegjshmëri e besim janë themeli i çdo qeverisje të suksesshme dhe kur të gjithë punojmë së bashku me një qëllim të vetëm – Mitrovica fiton!”, ka deklaruar Tahiri.
Ky tubim është një ndër ndalesat e shumta që Tahiri po zhvillon në kuadër të fushatës zgjedhore, ku bashkëpunimi me subjektet partnere si AKR-ja po shihet si një gur themeli për ndërtimin e një koalicioni të gjerë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës.




Të tjera
Pas 36 viteve nuk kam votë për LDK-në
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026