Muja: Kurti ia kaloi Rugovës me vota, mendohet si një prej liderëve me më së shumti besim

Bashkëpunimi me Gjermaninë, kyç për zhvillimin e sektorit bujqësor

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Armend Muja, ka pritur në takim përfaqësues të Republika Federale e Gjermanisë, duke përfshirë Daniel Alker nga Ambasada gjermane në Kosovë, si dhe përfaqësues të GIZ, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Gjatë takimit u bisedua për objektivat strategjike të ministrisë, për modernizimin e sektorit bujqësor dhe përkrahjen e fermerëve, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të reja që synojnë rritjen e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale në Kosovë.

Muja theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë do të fokusohet veçanërisht në prodhimin e frutave, perimeve dhe hortikulturës, fusha të cilat kanë potencial të madh për rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë vendore. Ai po ashtu njoftoi për zhvillimet dhe programet aktuale bujqësore që synojnë rritjen e efikasitetit të sektorit dhe forcimin e kapaciteteve

Një ndër prioritetet e ministrisë, sipas Muja, mbetet rritja e nivelit të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, për të cilën ai kërkoi mbështetje dhe ekspertizë nga partnerët gjermanë për avancimin e standardeve dhe mekanizmave që garantojnë produkte ushqimore të sigurta për qytetarët.

Në fund, ministri Muja ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermania ndaj Kosovës, duke vlerësuar partneritetin dhe bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë.