Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke akuzuar udhëheqësit e saj për dorëzim politik dhe bashkëpunim me, siç i quan ai, “armiqtë e trashëgimisë rugoviane”.
Në një reagim në Facebook, Geci thekson se shkatërrimi i LDK-së nuk erdhi vetëm nga kundërshtarët politikë, por kryesisht nga vendimet dhe veprimet e vetë drejtuesve të saj, për të cilët kërkon përgjegjësi politike, morale dhe institucionale, si dhe hetim nga organet e drejtësisë, përcjell “Bota sot”.
Ai përmendi edhe disa emra konkrekt.
Shkrimi i plotë
Bashkëpunimi i udhëheqësve të LDK-së me armiqtë e Rugovës e shkatërruan LDK-në
Në këte situat nuk ka “mercenar selektiv”, ka bashkëpërgjegjësi politike dhe historike.
Të gjithë ata që e sollën Hashim Thaçin president dhe heshtën vrasjet politike, dhunën dhe shkatërrimin sistematik ndaj LDK-së janë bashkëpërgjegjës politikisht dhe moralisht, pavarësisht se sot shtiren si kritikë apo reformatorë.
Përgjegjësi politike mbajnë edhe ata që votuan për krijimin e “Zajednicës”, si hap i parë drejt cenimit të sovranitetit të vendit, si dhe ata që miratuan dhënien e statusit të veçantë për 40 objekte fetare, duke krijuar pasoja afatgjata juridike dhe politike. Këto procese, sipas kritikëve, kanë rrezikuar Trepçën, Ujmanin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke e bërë Serbinë faktor të qëndrueshëm ndikimi brenda shtetit.
Këto nuk janë akuza juridike të provuara, por akte politike për të cilat duhet të veprojë drejtësia nëse Kosova synon shtet ligjor dhe llogaridhënie reale. Përgjegjësia pa dorëheqje nuk është përgjegjësi, por vazhdim i shkatërrimit.
Gimo Mutaçi, i fshehur nën llugat e Bradashit, ka filluar të kërkojë rikthim në “shtëpinë e madhe” të LDK-së – në atë shtëpi që dikur ishte një pallat politik. Pikërisht Gimoja, bashkë me jaranët e tij, e shndërroi atë në një kolibë zagarësh, duke e futur LDK-në në aleanca të gabuara të asaj kohe. Duke i nënçmuar dhe poshtëruar figurat e mëdha të Llapit, vetë Gimo Mutaçi veproi si pjesë e një grupi të vogël interesi, përmes të cilit u pasurua dhe u bë milioner.
Sot Gimoja po tenton të përfshihet në koriten e përbashkët, së bashku me individë të dikurshëm të PDK-së, me të cilët u pasurua. Koha e tij ka përfunduar. Arpangjiku mbetet prap ma i besueshme sesa Gimo zuzari. Në fund, kape njërin e mëshaj tjetrit ,shumë ma kuder i riu sesa i vjetri
LDK nuk ka humbur vetëm nga armiqtë, por nga udhëheqësit e vet, të lidhur me pushtetin dhe rrjetet e krimit; drejtësia duhet të veprojë, jo heshtja.



Të tjera
FSK pjesë e ushtrimit “KFOR 36” në Gjermani, ofron mbështetje mjekësore në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane
Amerikanët trajnojnë policitë e Kosovës dhe Shqipërisë për ekzaminimin e kompjuterëve dhe celularëve – detaje
Kërkohet paraburgim për pesë të dyshuar për falsifikim rezultatesh