Superliga e Kosovës në basketboll po bëhet gjithnjë e më interesante. Elita e basketbollit vazhdon të ofrojë përballje spektakolare, ku çdo ndeshje ka rëndësinë e vet.
Një sfidë e veçantë do të zhvillohet në Prizren, ku Sigal Prishtina do të përballet me Vëllaznimin. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.
Rahoveci 029 dhe Trepça do të përballen të shtunën mbrëma. ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore dhe shtatë humbje, kurse ‘Xehetarët’ qëndrojnë në vendin e parë me nëntë fitore dhe tri humbje.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet GO+Pejës dhe Bashkimit. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe katër humbje, duke e bërë këtë përballje edhe më interesante dhe me rivalitet të madh.
Java e 13-të do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore dhe nëntë humbje.
Superliga/Java 13
E shtunë
19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
19:30 Rahoveci 029 – Trepça
E diel
17:00 GO+Peja – Bashkimi
19:30 Bora – Golden Eagle Ylli
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!



Të tjera
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë
Hamza premton fond për ata që humbasin vendet e punës
Vitaminat që luftojnë sëmundjet autoimune