Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e konfirmoi këtë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë ku u zhvilluan bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.
Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Prokuroria Speciale e konfirmon: Bastisje në katër lokacione mbi dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se Policia e Kosovës, me urdhër të saj po zhvillon aksion mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.
Sipas njoftimit të Policisë, bastisjet po kryhen në katër lokacione. Bastisje janë duke u kryer edhe në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione.
Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka konfirmuar Arbnora Luta zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Ndërkohë, nga kjo ministri në një përgjigje me shkrim kanë theksuar:
Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit.
Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”.
Dje Partia Demokratike e Kosovës akuzoi ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Ndërkaq, ministri në detyrë Faton Peci dje në një përgjigje për RTK-në i ka mohuar akuzat e PDK-së. Ai ka thënë se realiteti flet ndryshe dhe sipas tij për dallim prej PDK-së, të cilët me dekada e zvarritën ndërtimin dhe më pas ia vunë drynin kësaj fabrike, Qeveria Kurti 2 ka ofruar një zgjidhje konkrete.
Ai tha qeveria Kurti e ka funksionalizuar fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore dhe e ka hequr përfundimisht njollën e zezë që rëndonte mbi Kosovën në sytë e Bashkimit Evropian.
——–
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se Policia e Kosovës, me urdhër të saj po zhvillon aksion mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.
Sipas njoftimit bastisjet po kryhen në katër lokacione.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione.
Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore.
Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka konfirmuar Arbnora Luta zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.
Të tjera
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit
Luftën e UÇK-së e kam të shenjtë, distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere