Pavarësisht humbjes 1-2 në “Allianz Arena”, Bayern Munich nuk e ka humbur shpresën për kualifikim në gjysmëfinalet e Championsit. Takimi i kthimit ndaj Interit në “San Siro” pritet të jetë një betejë vendimtare për sezonin e bavarezëve.
Skuadra gjermane e nisi sfidën e parë me pritshmëri më të larta, duke synuar të paktën një barazim, veçanërisht pas dominimit të treguar në dy përballjet e fundit me zikaltërit.
Megjithatë, dëmtimet e rëndësishme të lojtarëve kyç si Musiala, Davies, Upamecano dhe portieri Neuer u ndjenë thellë në fushën e lojës.
Sipas “Bild”, trajneri Vincent Kompany po përgatit skuadrën për ndeshjen e kthimit, me një plan të mirëmenduar që synon të përmbysë rezultatin. Thomas Muller pritet të rikthehet në formacionin titullar, duke marrë rolin e numrit 10, pozicion që në takimin e parë iu besua mbrojtësit Guerreiro.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik