Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja’”, i pyetur nëse beson se mund të ndodhin reforma të vërteta në BDI, tha se kjo nuk mund të ndodhë dhe se lëvizjet e fundit janë improvizime.
“Këto janë improvizime për t’i ikur përgjegjësisë. Pra, këtu duhet të ketë përgjegjësi, për ato çështjet strategjike që janë ndërmarrë, si janë ndërmarr, koalicionet, është debat që ju takon atyne, a u dësht t’ju jepet aq komuna aleancave, a u desht kjo strategji nëse janë zgjedhje lokale t’i ngrejnë në nivel të referendumit, legjitimitetit”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se gjëja më e keqe tani është se ata këtë nuk e kanë humbje, por e kanë humbur shpresën për rikthim.
“Dhe këto lëvizje që ndodhin janë improvizime për t’i ikur përgjegjësisë brenda BDI-së”, ka deklaruar Mexhiti.



Të tjera
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Në Gjakovë e kemi bazën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve, të parën në Kosovën tonë të lirë e të pavarur
Lu*ftoi Gadafin e riorganizoi ushtrinë, kush është gjenerali libian i vra@ë në Ankara