Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, ka thënë se pas njoftimit të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, të vetmet “masa” që po mbesin janë ato të ish- partive opozitare.
Ai ka thënë se PDK, LDK , AAK e Nisma ia vendosën Kosovës këto “masa” duke mos votuar Planin e Rritjes së BE-së.
“Tash që edhe BE-ja i hoqi masat, të vetmet “masa” që po mbesin janë ato që partitë opozitare PDK/LDK/AAK-Nisma ia vendosën Kosovës, duke mos votuar për 882 milionë euro të Planit të Rritjes së BE-së, dhe 130 milionë eurove marrëveshje me Bankën Botërore”, ka shkruar Murati në Facebook.
Komisioni Evropian ka njoftuar se ka filluar me heqjen e një pjese të masave ndaj Kosovës



Të tjera
Thirrjet e Perëndimit për përgatitje për luftë janë gënjeshtra
Perimet, frutat dhe peshku bëjnë trurin më të freskët
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro