Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se BE-ja do ta fillojë punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë.
Kallas theksoi se Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.
“Moska nuk do ta përfundojë luftën derisa të kuptojë se nuk mund të vazhdojë. Pra, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën, duke përfshirë edhe punën për paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë”, shkroi Kallas.
Ajo tha se BE-ja dhe partnerët evropianë punuan për t’u koordinuar me Trump përpara takimit të planifikuar në Alaska.
Megjithatë, Kallas theksoi se “realiteti i ashpër” është se Rusia nuk ka asnjë qëllim të ndalë luftën së shpejti.
“Vendosmëria e Presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje është jetike. BE-ja dhe partnerët tanë evropianë punuan për t’u koordinuar me Presidentin Trump përpara takimit në Alaskë. Por realiteti i hidhur është se Rusia nuk ka ndërmend ta përfundojë këtë luftë së shpejti”, shkroi Kallas në X, transmeton



Të tjera
16 linjat e fytyrës, ja çfarë sekretesh fshihen për shëndetin tuaj
Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit
LeBron James thyen rekord historik në NBA