Bashkimi Evropian, një ditë pasi u njoftua se i ka hequr një pjesë të masave ndëshkuese financiare ndaj Kosovës, tashmë ka lëshuar 181 milionë euro shtesë nga fondet IPA.
Kështu njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë, e cila shtoi se në pritje janë edhe 882 milionë euro tjera të dedikuara për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes.
U theksua se BE-ja mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës.
“Me lirimin tashmë të 181 milionë eurove shtesë nga fondet IPA dhe me 882 milionë euro të dedikuara për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”.



Të tjera
Abdixhiku: 300 euro për pensionistët, drejtësi jo premtim elektoral
PDK nis fushatën në Prizren, Bedri Hamza tregon mesazhin e Thaçit dhe Veselit
Visar Azemi: Dosja e emërimit të Mujkës zbulon kapjen e shtetit nga Dejona Mihali dhe Albin Kurti