Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po mbetët ende një kapitull i hapur dhe pa një marrëveshje finale mes palëve.
E gjatë ditës së djeshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen njoftoi për takimin që zhvilloi në Bruksel me zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi.
Sorensen shkroi në X se takimi me Bislimin u zhvillua “në kuadër të përgatitjeve për një takim trepalësh, i cili nuk u zhvillua.
Tha se diskutuan shumë çështje, ndërsa paralajmëroi një takim trepalësh “së shprejti”.
“Zhvillimet e fundit në Bruksel – konkretisht, mosmbajtja e takimit trepalësh të paralajmëruar – janë më shumë se një incident protokollar. Ato tregojnë një prishje të sinkronizimit diplomatik dhe sinjalizojnë një mungesë serioziteti që mund të minojë gjithë procesin e dialogut Kosovë-Serbi në këtë fazë kritike.
Në qendër të këtij zhvillimi është takimi i dërguarit të posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, me zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi. Megjithë këtë takim përgatitor, takimi trepalësh nuk ndodhi. Dhe kjo mungesë nuk është e pafajshme”, u shpreh ai.
Simptomë e një lodhjeje strategjike të Bashkimit Europian
Tutje, analisti thekson që takimi i paralajmëruar që do të ndodhë e që nuk u realize është një situatë ku BE-në e vendos në pozitë jo të mirë pasi është goditje për kredibilitetin e saj si ndërmjetës.
“Në Bruksel janë të vetëdijshëm se energjia politike e investuar në dialogun Kosovë–Serbi është e madhe, ndërsa rezultatet janë të pakta. Në këtë kontekst, një takim i paralajmëruar që nuk ndodh, për BE-në është më shumë se zhgënjim – është goditje për kredibilitetin e saj si ndërmjetës.
Kjo situatë forcon perceptimin se BE-ja nuk është më në gjendje të imponojë vullnet politik në Ballkan. Dhe kjo i shkon për shtat aktorëve të tretë – Rusisë, Kinës dhe vendeve që duan ta mbajnë rajonin të destabilizuar”, u shpreh ai.
Kosova duhet të veprojë si shtet me ambicie europiane, jo si palë reaguese
Gjithashtu analisti vjen me mesazh për Kosovën duke u shprehur që e njejta duhet të jetë gjithmonë në tavolinën e dialogut edhe nëse dëshiron të refuzojë diçka, pasi mosprezenca krijon imazh negativë për vendin.
“Nëse Kosova dëshiron të afirmohet si aktor i besueshëm ndërkombëtar, duhet të marrë përsipër barrën e maturisë politike. Kjo do të thotë të mos japë pretekste për anulime, të jetë gjithmonë në tavolinë, dhe të refuzojë me përmbajtje, jo me mungesë prezence.
Mosprezenca në një takim të rëndësishëm krijon hapësirë që të tjerët ta përshkruajnë Kosovën si partnere të papërgjegjshme. Madje edhe nëse faji është te pala tjetër, perceptimi ndërkombëtar është ai që krijon realitetin politik”, shpjegon ai.
Çfarë sinjali dërgon kjo për dialogun?
Duke vazhduar bisedën Gashi përmend sinjalet që tregoi mosmbajtja e takimit në Bruksel.
“Moszhvillimi i takimit trepalësh e zbeh ndjeshëm bindjen se palët janë të përkushtuara për progres.
Në nivelin më praktik:
• BE-ja del më e dobësuar, sepse nuk arrin as të mbledhë palët në tryezë.
• Serbia mund ta shfrytëzojë këtë si alibi, duke pretenduar se “Kosova nuk po bashkëpunon”.
• Kosova rrezikon të portretizohet si palë me axhendë të ngushtë elektorale, jo si shtet me strategji afatgjatë”, përmend analisti.
Çfarë duhet të bëjë Kosova tani?
Pastaj përmend hapat që Kosova duhet të ndërmarrë në vijim.
“Në një klimë ku BE-ja ka pak durim për konflikte të ngrira, Kosova duhet:
• Të jetë gjithmonë e pranishme në tryezë, edhe kur parashikohet mungesë rezultatesh.
• Të ndërtojë koalicion diplomatik brenda BE-së, duke forcuar miqësitë bilaterale me vendet që e mbështesin fuqimisht (si Gjermania, Kroacia, Austria).
• Të komunikojë me maturi dhe qartësi përmes mediave ndërkombëtare, për të shpjeguar pozicionin e saj pa u viktimizuar.
• Të mos e përdorë dialogun për konsum të brendshëm politik, sepse kjo e bën të parashikueshme dhe të lehtë për t’u manovruar nga kundërshtarët”, foli ai.
Në fund, analisti përmbyllë bisedën duke thënë që që mungesa e një takimi është një alarm serioz dhe kërkon që Kosova duhet të shfaqet e fortë dhe jo emocionale ndaj provokimeve të Serbisë.
“Mungesa e një takimi nuk është një tragjedi diplomatike – por është një alarm serioz. Ai tregon se procesi po kalon në një fazë stagnimi të rrezikshëm. Dhe në këtë situatë, fiton ai që e mban busullën drejt vizionit afatgjatë, jo ai që reagon emocionalisht ndaj çdo provokimi.
Në politikën ndërkombëtare nuk ka vakum – ose je në tavolinë me strategji, ose je në shënjestër të agjendës së tjetrit. Kosova duhet të zgjedhë nëse do të jetë lojtare me përvojë europiane, apo figurë e vogël në një lojë të madhe”, përfundoi analisti Gashi
Të tjera
Osmani mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Albulena Haxhiu është shembull për punën e saj si ministre e Drejtësisë, thotë Donika Gërvalla
Këto truke do ta ndihmojnë fëmijën tuaj t’ju tregojë gjithçka rreth ditës së tij në shkollë