Në qarqet evropiane, sipas burimeve jozyrtare të N1 Slovenia, mbizotëron qëndrimi se deklarata e Shërbimit të Jashtëm Informativ të Rusisë (SVR), sipas së cilës Bashkimi Evropian po përgatit një “Majdan” në Serbi, është thjesht propagandë – të cilës, sipas këtyre burimeve, i është bashkuar edhe propaganda serbe.
Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur se në protestat aktuale janë të përfshira tri shërbime sekrete evropiane, por ka shtuar se “nuk mund të thotë se cilat janë ato”. Kjo deklaratë është interpretuar në qarqet evropiane si pjesë e një fushate dezinformimi, veçanërisht në prag të përvjetorit të rënies së një mbulese (nadstrešnice), që lidhet me një ngjarje tragjike në Serbi.
Sipas raportimeve të N1 Slovenia, propaganda serbe po përhap gjithashtu pretendime të pavërteta se protestuesit – të cilët i quajnë “bllokues” – kanë planifikuar akte të dhunshme fizike ekstreme, megjithëse për këtë nuk ka asnjë provë të besueshme.
SVR, në një komunikatë të publikuar më 15 shtator në faqen zyrtare të saj, pretendon se “trazirat aktuale në Serbi, me pjesëmarrjen aktive të të rinjve, janë kryesisht rezultat i aktiviteteve nënçmuese të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij”. Sipas SVR, qëllimi i “mainstream-it liberal evropian” është të sjellë në pushtet një udhëheqje të bindur dhe besnike ndaj Brukselit.
N1 Slovenia kujton se vala e protestave masive, të udhëhequra nga studentët, shpërtheu në Serbi menjëherë pas tragjedisë në qytetin e Novi Sadit. Protestuesit kërkojnë drejtësi për viktimat, përgjegjësi institucionale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Protestat, sipas raportimit të N1, janë shndërruar në një shpërthim zemërimi kundër korrupsionit sistematik, shtypjes, kufizimit të lirisë së medias dhe mungesës së sundimit të ligjit në Serbi.
Të tjera
Çfarë është një atak paniku dhe si ta kapërcejmë atë?
A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?
Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit